Vazhdojnë kontrollet për lojërat e fatit, dy të proceduar në Tiranë dhe...

Vazhdojnë kontrollet për lojërat e fatit, dy të proceduar në Tiranë dhe Klos

53
0
Shares

Policia e Shtetit ka vijuar me operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas policisë, janë evidentuar 2 raste dhe konkretisht në Tiranë dhe në Klos të Burrelit.

2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike , dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht , shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan paisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.

Policia thotë se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY