Kastro Zizo nis programin e tij të ri me akuza artistëve për...

Kastro Zizo nis programin e tij të ri me akuza artistëve për vjedhje

61
0
Shares

Këngëtari dhe moderatori shqiptar, Kastro Zizo ka nisur mbrëmjen e së premtes emisionin e tij “Late Night Show”.

Puntatën e parë e nisi me një monolog ku fliste për emrin e emisionit dhe kritikat që iu bënë. Ai pranoi hapur se e ka kopjuar nga emisionet amerikane, duke treguar dhe disa gjëra që nuk i dinim për estradën shqiptare.

Kastro Zizo: Në këtë vend, jo vetëm që është vjedhur, shkatërrëuar dhe prapë kopjuar, kemi muzikën. Kemi muzikën tallava që vetëm është kopjuar këtu tek ne, por edhe është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë sic duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi. Pastaj kemi Sinan Hoxhën e Bleron, që nuk dihet kush ka kopjuar kë.

Genta Ismajli ka kopjuar këngën “Dridhe”, Blero dhe Sinan Hoxha kanë sjellë të dy versionin e këngës “Fotografia”, të cilën e ka kënduar më parë një artist i huaj, të cilin e zbuloni në videon më poshtë. Kastro nuk lë pa përmendur hitin e tij “Chupa Chupa” në duet me Çiljetën, duke treguar se dhe ai e ka kopjuar

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY