VIDEO/Qytetari i bllokuar në borë, policia e Shkodrës në këmbë për ta...

VIDEO/Qytetari i bllokuar në borë, policia e Shkodrës në këmbë për ta shpëtuar

69
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arritur të shpëtojë një qytetar të bllokuar në dëborë teksa po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Sipas policisë, shpëtimi i qytetarit është bër i mundur në orën 18:00, ndërsa u është dashur të ecin 4 orë në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Policia në ndihmë të qytetarëve në nevojë

Nga shtabi emergjencave civile Shkodër dhe D. V. P Shkodër dje në orën 13.00 është kërkuar ndihmë tek Reparti i F.N.SH-së pasi qytetari M.Sh ishte bllokuar në borë në fshatin Ndërmollas sipër Urës së Shtrenjtë, Shkodër, gjatë rrugës që po shkonte në stan ku kishte bashkëshorten dhe dy femijë të mitur.

Menjëherë janë nisur dy grupe të F.N.Sh. Shkodër dhe pasi kanë ecur rreth 4 orë në këmbë ku trashësia e dëborës varionte deri në një metër, rreth orës 18.00 kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit të bllokuar në borë, i cili ishte në gjëndje të mirë shëndetësore, duke bërë të mundur bashkimin e tij me pjestarët e tjerë të familjes.

#24orënëshërbimintuaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY