Tensione edhe tek Ekonomiku, studentët goditen nga policia

Tensione edhe tek Ekonomiku, studentët goditen nga policia

113
0
Shares

Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes (10 janar 2019) në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Edhe mëngjesi i sotëm (11 janar 2019) ka nisur me tensione në Fakultetin e Ekonomikut mes policëve privatë dhe studentëve.

Këta të fundit kërkojnë të vijohet me bojkotin e procesit mësimor.Policia private ndërkohë nuk lejon studentët që të bllokojnë hyrjen e Fakultetit.

Janë shënuar dhe konfrontime fizike.

“Policët kanë kapur studentët dhe i kanë goditur në vend se të na mbrojë. Policia nuk lejohet me ligj të vijë këtu”u shpreh një studente.

Studentët kanë qenë të ngujuar brenda ambjenteve të Fakultetit deri në orët e para të mëngjesit.

Rreth orës 7 të mëngjesit, studentët kanë bllokuar hyrjen kryesore  duke krijuar një gardh me njëri-tjetrin, për të mos lejuar hyrjen në mësim.

Rreth orës 8:40 u shënuan të tjera përplasje mes studentëve dhe policisë private.

“Ka konfrontime fizike”, raportoi gazetarja Nertila Dosti.

Në fund studentët arritën të futen brenda Fakultetit.

“Pati dhunë, shtyrje, dhe terror nga policia. Nuk treguan mëshirë as për vajzat. Kanë sjellë policinë dhe sigurinë në Fakultet” tha një studente

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY