Studentët këngë me iso labe për Edi Ramën, dëgjoni super-vargjet

Studentët këngë me iso labe për Edi Ramën, dëgjoni super-vargjet

480
0
Shares

Studentët e Shkencave të Natyrës i kanë drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama me këngë labe.

Performanca u mbajt në oborrin e Fakultetit të Juridikut ku studentët e FSHF-së hynë duke hapur portën kryesore me forcë.

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,
na tha ngelësa, na tha qen
herë pengmarrës, herë qorra,
gjë pa thënë nuk na ka lënë.
E na flet për edukatë, i gjati kryeministër
nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.
Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj
Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.
S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti
për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një.

Më pas studentët iu bashkuan studentëve të drejtësisë duke shfrytëzuar dritaren e Fakultetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY