Pse e shkarkoi Bushatin? Përgjigjet Rama

Pse e shkarkoi Bushatin? Përgjigjet Rama

156
0
Shares

Një ndër pyetjet që i është drejtuar kohët e fundit Kryeministrit Edi Rama ka qënë se cila është arsyeja e vërtetë pse shkarkoi Ditmir  Bushatin.

Rama sërish është shprehur se ish-ministrin e shkarkoi për shkak se kishte mbushur 5 vjet në qeverinë e tij dhe si gjithë të tjerët i kishte ardhur koha për të ikur.

Rama thotë se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me performancën e tij në politikat  e jashtme, duke përjashtuar kështu arsyet se ai nuk ka përfaqësuar denjësisht vendin në sferën diplomatike.

Ndërkohë për të justifikuar certifikatën e DSIK, Rama u kthye pas në kohë për t’u kapur me presidentin Ilir Meta.

”Në vitin 2016 Ilir Meta e mori certifikatën e sigurisë brenda pak orësh për një aktivitet ku duhet të shkonte. Certifikata e sigurisë i jepet një personi që ka në posedim një dokument të klasifikuar dhe për sa kohë ai person nuk ka këtë dokument, nuk ka pse e do.

Nga ana tjetër, Rama thotë se të gjitha veprimet e fundit e Metës tregojnë shkelje të kushtetutës.

”Meta e ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt, me rikthimin e ligjeve në Kuvend sepse e ka humbur betejën politike”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY