Grabitja e depos me armë, Shtabi i FA: Ky rast nuk dëmton...

Grabitja e depos me armë, Shtabi i FA: Ky rast nuk dëmton sigurinë

90
0
Shares

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas ngjarjes së paprecedentë të vjedhjes së depove të armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.

Në një deklaratë për mediat, thuhet se FA në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për të  zbardhur shkaqjen e ngjarjes.

Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Ajo çka bie në sy në reagimin e FA, është pretendimi se ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

REAGIMI
Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.
Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY