FOTO/ Meta kërkon hetim për DSIK, pajisin Cakajn me certifikate sigurie brenda...

FOTO/ Meta kërkon hetim për DSIK, pajisin Cakajn me certifikate sigurie brenda 1 dite

72
0
Shares

Presidenti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, DSIK

Kërkesa i është drejtuar kryetarit të parlamentit.

Ky hetim nis pas zbulimit se Gent Cakaj ka mbajtur postin e zv/ ministrit pa pasur një çertifikatë sigurie dhe DISK pajisi Cakajn me certifikatë sigurie brenda një dite.

“Vetëm më datën 3 janar 2019, moment ky që përkon me bërjen publike të propozimit të kryeministrit për emërimin e tij në postin e MEPJ (si dhe tre ditë para firmosjes së propozimit për dekretim si ministër të MEPJ-së ai ka plotësuar aplikimin për çertifikatë sigurie pranë kësaj ministrie dhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillonte nga marrja e detyrëss si zv/ ministër i MEPJ-së.” thuhet në letren e presidentit Meta.

Më 3 janar 2019, Ministria e Jashtme e ka përcjellë  aplikimin  e z. Gent Cakaj pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe kjo e fundit, e ka pajisur atë me certifikatat përkatëse të sigurisë 1 (një) ditë më pas më datë 04.01.2019. Pra rezulton se procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite).

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY