DOKUMENTI/ Administratori UT-së thërret Policinë: “Situata paraqitet e rënduar…”

Ndaje

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit në auditorët e Universitet të Tiranës është bërë pas kërkesës së administratorit të UT, Skerdi Dafa.

Ky  fundit me anë të një letre drejtuar policisë së shtetit i kërkohet ndihmë dhe asistencë uniformave blu për garantimin e rendit dhe sigurisë për vijimin e procesit normal akademik.

 

Në shkresë thuhet se policia është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë.

“Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga Administratorët e Fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të Fakulteteve.

Vlerësohet se ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e renduar, me pasoja negative dekrete në një numër të konsiderueshëm qytetarësh (personel e studente) dhe prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e UT-së”, shkruan administratori i UT.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje