Dhuna ndaj studentëve, Fuga paralajmëron: Do na detyrojnë dhe ne pedagogëve të...

Dhuna ndaj studentëve, Fuga paralajmëron: Do na detyrojnë dhe ne pedagogëve të bëjmë grevë urie

105
0
Shares

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën e krijuar mes studentëve dhe policisë së shtetit ditën e sotme, ku pati dhunë dhe përplasje fizike mes tyre.

Profesori i dënon aktet e dhunës dhe presionit teksa i bën thirrje policisë të mos ndërhyjë dhunshëm në mjedise universitare, pasi do ti detyrojnë dhe pedagogët të bëjnë grevë urie.

REAGIMI I FUGËS

Mjediset universitare nuk janë arena operacionesh policiore, 
as aktesh dhune e presioni të disa studentëve kundër të tjerëve, 
as sherresh politike midis pedagogëve

——
Analizë këtu nesër, ditë e shtunë ora 21°°

——-
Policia të mos hyjë dhunshëm në mjediset universitare sepse do të na detyrojë të bëjmë grevë të përgjithshme pedagogësh, jo më studentësh për punë tarifash! Durimi ka një kufi!

Rektoratet e dekanatet nuk kanë punë t’u bëjnë thirrje studentëve të lenë protestën, ta bëjnë pas pune, dhe t’i kthehen mësimeve! Studentët e dinë vetë se deri ku dhe si protestojnë! Protestat e tyre frymëzohen nga kërkesa dhe shqetësime shumë të drejta!

Studentët protestues të mos dhunojnë studentët e tjerë dhe pedagogët që mendojnë të bëjnë mësim! As madje të mos i pengojnë sepse tejkalojnë të drejtën e tyre sublime dhe dëmtojnë kauzën e tyre!

A ka mundësi të dilet nga qerthulli i dhunës latente dhe nga kurthi i saj në universitete? Unë mendoj se po!

Unë kam parimin se studentët kanë gjithmonë të drejtë! 
Por, kur një grup studentësh mendon ndryshe nga një grup studentësh? Unë përsëri them se të dy grupet e studentëve kanë të drejtë!

Kjo është filozofia dhe teknika e negociimit!

E vështirë për një mendje të ngurtë mekanike!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY