Dhuna e policisë ndaj studentëve, reagon Avokati i Popullit: E papranueshme

Dhuna e policisë ndaj studentëve, reagon Avokati i Popullit: E papranueshme

39
0
Shares

Avokati i Popullit ka reaguar pas situatës të krijuar mes studentëve dhe policisë, pasi këta të fundit ndërhynë në fakultete.

Avokati i Popullit dënon qasjen represive ndaj protestës si dhe kërkon zgjidhje për kërkesat e studentëve.

Ja çfarë thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për qasjen represive ndaj formave të ndryshme të protestës së një numri studentësh shqiptarë të cilët kërkojnë plotësimin e disa pikave me synim përmirësimin e gjendjes së arsimit universitar në vend.

Ndërsa institucionalisht vlerësojmë si një zgjidhje pozitive uljen e tarifave dhe adresimin e disa prej kërkesave të studentëve, mendojmë se studentët janë ata që kanë të drejtë të bejnë vlerësimin përfundimtar në lidhje me realizimin e kërkesave të tyre.

Institucioni i Avokatit të Popullit për të disatën herë kërkon që autoritetet tona të garantojnë me të gjitha mënyrat që qytetarët ta shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, të pashqetësuar e të pa vënë nën presione  të çdo lloji.

Gjithashtu, janë në kufijtë e të papranueshmes justifikimet se përdorimi i forcës për shpërndarjen e studentëve që kanë zgjedhur ta zhvillojnë protestën e tyre në ambientet universitare, bëhet për të garantuar zhvillimin normal të mësimit në ato ambiente. 

Ndërkohë që prej më se një muaji është bërë e qartë nga protestat e studentëve se situata nuk është normale, nuk ka asnjë “normalitet” që po ndërpritet nga vijimi i shprehjes së pakënaqësisë së studentëve.

Avokati i Popullit bën thirrje që askush të mos ushtrojë asnjë lloj forme intimidimi apo presioni të fshehur apo të drejtpërdrejtë për të cenuar të drejten e studentëve për të protestuar dhe të zgjidhet një qasje e re mirëkuptuese, dëgjuese dhe vetëkorrigjuese përballë kërkesave të tyre të drejta.

Ekipet e Avokatit të Popullit janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës në të gjitha lokacionet e saj, ata kanë bashkëbiseduar me studentë dhe kanë marrë ankesat e tyre. 

Avokati i Popullit  do te kryeje procesin e verifikimit te ketyre ankesave ne perputhje me ligjin dhe do te nxjerre konkluzionet perkatese ne rast se do te konstatohen shkelje te te drejtave te njeriut dhe keqperdorim te autoritetit administrativ shteteror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY