Trashësia e borës deri në 90 cm, izolohen disa fshatra, pezullohet mësimi...

Trashësia e borës deri në 90 cm, izolohen disa fshatra, pezullohet mësimi në Korçë

186
0
Shares

Një ndër zonat e cila është mbuluar më së shumti nga dëbora me një trashësi deri në 90 cm është zona e Korçës.

Nga informacionet e fundit, mësohet se 20 familje nga fshatrat afër Maliqit janë të bllokuar nga dëbora që prej ditës së djeshme. Banorët shprehen se janë të papërgatitur dhe nuk kanë asnjë furnizim me vete.

Ndërkohë në të gjithë qarkun e Korçës mësimi është pezulluar për të gjitha shkollat për shkak të situatës nga bora.

Përsa i përket qarkullimit të automjeteve, sipas ARRSH, ka vështirësi në rrugën Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit, ku ka mbi 40 cm borë. Sot në mëngjes u hap rruga e Dardhës e bllokuar dje nga masivet e borës. Në Dardhë janë regjistruar mbi 80 cm borë.

Ndërkohë rruga Korçë -Voskopojë është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Zonat që kanë mbetur të izoluara nga bora zona e Mokrrës, Lekasit, Moglicës, Shtylla, Panariti dhe fshatra të thellë të bashkisë së Kolonjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY