Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta piloti që u bë portieri...

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta piloti që u bë portieri i Kombëtares

76
0
Shares

Futbolli shqiptar është sot në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-portierit legjendar.

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare një nga personalitetet më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për ish-portierin e Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh ish-portierin e ekipit të Partizanit, Mikel Janku.

Ai e nisi karrierën si ushtarak, më pas ai u bë një pilot helikopteri dhe rrethanat politike të kohës bënë që të largohej nga ky profesion dhe vendosi të merrej me futbollin.

Mikel Janku në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv, ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.

Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY