Demalia: Rama, ky klloun qesharak, lolo i oborrit ballkanik

Demalia: Rama, ky klloun qesharak, lolo i oborrit ballkanik

149
0
Shares

Analisti Ilir Demalia komenton përplasjen mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta për mosdekretimin e kosovarit, Gent Cakaj si ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë.

Sipas tij ky klloun kryeministër është bërë aq qesharak, si lolo i oborrit ballkanik në dëm të interesave shqiptare dhe vetë shtetit shqiptar.

Reagimi i plotë i Demalisë

 Mjerë shqiptarët për këtë KM

Kryeministri Edi Rama, sot në një status të tij në FB, duke komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e birit të shpirtit të shenjtit Baton Haxhiut, “ambasadorit” të Beogradit në Prishtine dhe Tiranë, njëkohësisht edhe këshilltar i KM-së Rama, pra mosdekretimin pinjollit Cakaj për ministër të jashtëm te Shqipërisë.

KM-ja i kërkon shtetit Kosovës falje, për këtë “turp” që i bëri presidenti Meta, duke mos-dekretuar birshpirtëzuarin e Batonit për ministër të jashtëm.

KM-ja që nga cosmopolitan i zjarrtë kthehet në nacionalist i thekur, dhe nga nacionalist i djegur kthehet në ballkanist i pjerdhur, apo, nga orthodoks kthehet në mysliman dhe nga mysliman kthehet në katolik, këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël, ku KM-ja çdo mëngjes vë maskën që i duhet në mëngjes për ta hequr atë që i duhet në drekë dhe për ta vënë ne darkë atë që nuk i duhet në drekë.

Ky klloun kryeministër është bërë aq qesharak si lolo i oborrit ballkanik në dëm të interesave shqiptare dhe vetë shtetit shqiptar, sa karta e tij “nacionaliste” idjoteske, duke i kërkuar falje Kosovës për “turpin” e mosdekretimit të Cakës për minister të jashtëm të Shqipërisë, tregon se ky njeri ka gjëndje të rënduar mendore si injorancë shtetërore në skizofreninë e mithomanisë pathologjike si lider global, duke injoruar nga injoranca e mosnjohjes dhe ndarjes së funksionimit jo vetëm të institucioneve, por dhe shteteve.

Më e rëndë se gjendja e kryeministrit është gjëndja e politikës dhe e shqiptarëve që nuk janë në gjëndje të çmontojnë këtë KM me qeverinë dhe rilind(vdek)jen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY