Bllokimi i rrugëve nga bora, rrëzohet autobusi me pasagjerë në Shkodër

Bllokimi i rrugëve nga bora, rrëzohet autobusi me pasagjerë në Shkodër

202
0
Shares

Moti i keq dhe dëbora e cila ka mbuluar akset kryesore rrugore ka shkaktuar jo pak aksidente dhe probleme në qarkullim.

Së fundmi, mësohet se është aksidentuar një autobus në qytetin e Shkodrës.

Sipas BW,  mëngjesin e sotëm ne aksin Shkodër-Shiroke-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë me transport qytetarësh është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të pikës turistike në Zogaj.  Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti rrezikoi jetën shoferi por edhe qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.

Ende nuk është marrë asnjë masë për të ngritur autobusin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY