Shqiptari vdes gjatë punimeve për stadiumin e AEK në Athinë

Shqiptari vdes gjatë punimeve për stadiumin e AEK në Athinë

83
0
Shares

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa ishte duke punuar në ndërtimin e stadiumit të ekipit të AEK, në Athinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku sipas mediave greke, shqiptari ishte duke punuar në një skelë, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke humbur jetën.

Mediat greke shkruajnë se identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ka ndaluar përgjegjësin e kantierit.

Ekipi i AEK shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe u zotua se do të mbështesë ekonomikisht familjen, ndërsa edhe në faqen zyrtare të Facebook, ata kanë vendosur një foto nga stadium gjatë punimeve duke e shoqëruar me shenjën e zisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY