Ish e dashura sulmon ashpër Cristiano Ronaldon: “Ai është një gënjështar dhe...

Ish e dashura sulmon ashpër Cristiano Ronaldon: “Ai është një gënjështar dhe psikopat”

84
0
Shares

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard, ka nisur një sulm të fortë ndaj sulmuesit të Juventusit, duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat.

Lennard është një njeri i famshëm në Britaninë e Madhe, pasi u shfaq si konkurente atje në “Big Brother”.

Ajo shfrytëzoi llogarinë e vet në Twitter, të martën, për t’i shprehur mbështetjen Kathryn Mayorga.

Kjo e fundit, sikurse dihet, e akuzon yllin portugez për përdhunim para disa viteve.

‘Nuk kam frikë nga ai dhe po, kam mbajtur brenda të gjitha sekretet më të pista të tij për gati një 10 vjeçar dhe ka shume të tilla” shkruan Lennard.

“Kjo është e tepërt, nuk mund ta mbroj kundër këtyre akuzave kur unë vete besoj se është fajtor”.

Dhe vazhdon:

“Ma tha se nese do te frekuentoja dikë tjetër ose nëse do të lija shtëpine time, do të më rrëmbente, do më bënte copash, do me fuste në një çante dhe do me hidhte në një lum. Po, i kam provat për të gjitha këto që po them. Është një psikopat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY