‘Fort aty ëëëë….’ procedohet penalisht gjyqtari që kërkonte seks

‘Fort aty ëëëë….’ procedohet penalisht gjyqtari që kërkonte seks

156
0
Shares

Pas skandalit të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ STOP, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka marrë në shqyrtim rastin.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se

duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka rregjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.

Kujtojmë se në video-skandalin e transmetuar, gjyqtari Roland Hysi i kërkonte përveç ryshfetit dhe marrëdhënie seksuale një nëne të divorcuar e cila kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY