Arrestohet “kapo” shqiptar i grupit të grabitësve në Modena

Arrestohet “kapo” shqiptar i grupit të grabitësve në Modena

128
0
Shares

Një 27 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Modena, i cili konsiderohet si kreu i një grupi hajdutësh në zonë.

Grupi ushtronte veprimtarinë kriminale në Modena dhe Firence, ndërsa i arrestuari jetonte në një apartament në Sorbara, në pronësi të një italiani.

Identifikimi i 27 vjeçarit erdhi pas zbulimit të gjurmëve të gishtërinjve në një qese të braktisur gjatë arratisjes, pas grabitjeve të njëpasnjëshme në Villanova.

Njëkohësisht, grupi kishte thuajse forma në të njëjta gjatë grabitjeve. I përbërë nga 4 persona, ata parkonin makinën, një Mercedes A-Class, larg nga vendet ku ata kryenin vjedhjen, kryesisht në apartamente. Më pas, në mënyrë të heshtur ata largoheshin duke përfituar nga errësira nga një shtëpi në tjetrën.

Shqiptari i arrestuar u prangos pranë stadiumit duke u përpjekur për të hipur në një autobus për t’u larguar nga zona.

Ai gjithashtu denoncoi ‘kolegun’ dhe një nga bashkëpunëtorët. Policia po heton për të identifikuar pjesëtarët e tjerë të bandës.

Pas arrestimit të “shefit” shqiptar, i cili me sa duket ka menaxhuar një organizatë më të madhe në territor, numri i vjedhjeve në zonë papritmas ka rënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY