Nuk pranojnë të ngrohen me gaz, nxënësit bojkotojnë mësimin

Nuk pranojnë të ngrohen me gaz, nxënësit bojkotojnë mësimin

102
0
Shares

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Don Martin Trushi’ kanë vendosur të bojkotojnë mësimin pasi nuk pranojnë të ngrohen me gaz duke qënë se është i dëmshëm.

Shkolla ndodhet në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës dhe është ndërtuar para një viti. Ajo ka sistemin e kaldajës me naftë. Kaldajat nuk mund të vihen në funksion për shkak se automati i shkollës është me një faze dhe nevojitet tre fazor për ta përballuar ngarkesën e kaldajave..

Drejtoresha thotë se OSHEE ka marrë përsipër që ta zëvendësoje automatin, por për këtë bashkia Vau Dejes duhet të  paguaj një fature prej afro 250 mije lekësh të vjetra qe ende nuk e ka paguar.

Nxënësit dhe prindërit dorëzuan në shkollë një peticion.

Ata do të vijojnë të bojkotojnë mësimin derisa të sigurojnë ngrohje me kaldaje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY