Mbërrin letërporosia nga Italia, çfarë është zbuluar për gjyqtarin Thanza

Mbërrin letërporosia nga Italia, çfarë është zbuluar për gjyqtarin Thanza

180
0
Shares

Ka mbërritur  nga Italia letërporosia për gjyqtarin Admir Thanza. Mësohet se  letërporosia italiane konfirmon se Thanza është i dënuar për vjedhje në Itali.

Gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje gjatë seancave në Vetting.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet më parë për gjyqtari Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Thanza u akuzua për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza përballë komisionit të vlerësimit rezultoi më një sërë problemesh. Trupa e KPK lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY