Krijimi i SPAK, BE thirrje prokurorëve: Keni një shans për të luftuar...

Krijimi i SPAK, BE thirrje prokurorëve: Keni një shans për të luftuar korrupsionin

49
0
Shares

Pas hapjes së garës për të zgjedhur prokurorët që do të shërbejnë pranë organit që do të luftojë korrupsionin në nivele të larta, i njohur si SPAK, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë u bën thirrje prokurorëve të aftë që të aplikojnë.

Zyra e BE shkruan në Twitter se prokurorët shqiptarë kanë një shans për të dhënë kontribut në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet institucionit të SPAK.

ReagimiProkurorët kanë një shans për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit të organizuar nga SPAK. Ne inkurajojmë fuqimisht që prokurorët kompetentë dhe të përkushtuar të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019. Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë të avancuar në vend pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY