Futbollisti i Barcelonës përfundon në gjykatë

Futbollisti i Barcelonës përfundon në gjykatë

43
0
Shares

Nuk kanë fund problemet për Arturo Vidal. Sikur të mos mjaftonin konfliktet me teknikun e Barcelonës, Ernesto Valverde, kiliani po përballet edhe me drejtësinë italiane.

Sipas një dokumenti të siguruar nga spanjollja “Marca”, Vidal ka borxhe në shtetin fqinj, pasi gjatë periudhës që aktivizohej te Juventus nuk ka paguar qiranë e 4 pronave në Torino. Duke iu referuar këtyre burimeve, Vidal ka refuzuar të paguaj rreth 17 mijë euro qira.

Ndërkohë, shumës i janë bashkangjitur edhe shpenzimet gjyqësore, duke kapur një total prej 18.849 euro. Ata shpjegojnë se Vidal është paralajmëruar për këtë çështje edhe pak ditë më parë, të cilin kiliani e ka injoruar.

Aktualisht Vidal luan për Barcelonën, por kaloi katër sezone me Juventusi, duke fituar katër tituj kampion dhe duke arritur një herë në finalen e Ligës së Kampioneve, përpara se të bashkohej me Bayern Munchen në vitin 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY