FOTO/Acari mbërthen Shqipërinë, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta

FOTO/Acari mbërthen Shqipërinë, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta

61
0
Shares

Acari dhe i ftohti do të vijojnë të jenë prezente dhe ditën e sotme.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat do të shenojnë vlera të ulëta, ndërkohë që ditën e djeshme arriti deri në -15 gradë celsius.

NJOFTIMI I PLOTË

RESHJET
Sot e martë dt.08 priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta deri sot në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë sot në mbrëmje.
Më konkretisht, sot (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY