FOTO/Denoncimi i qytetarit: Maskat përgjakin kambistin,policia vjen me vonesë

Ndaje

Një qytetar dixhital i ka shkruar ish-kryeministrit Berisha duke bërë publike një ngjarje të ndodhur në Tiranë.

Sipas mesazhit të tij, disa njerëz të paidentifikuar kanë goditur dhe dhunuar një kambist në mes të ditës, duke i lënë dhe dëmtime serioze në fytyrë.

Ndërkohë ai shton se pavarësisht faktit që policia ishte njoftuar, ajo erdhi 15 minuta me vonesë, ndërsa ambulanca jo.

DENONCIMI 

Maskat pergjakin kambistin ne mes te Tiranes!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges Mine Peza.

Loading...

Leni një përgjigje