Berisha thirrje gazetarëve: Ndiqni shembullin e studentëve, Rama po cënon fjalën e...

Berisha thirrje gazetarëve: Ndiqni shembullin e studentëve, Rama po cënon fjalën e lirë

147
0
Shares

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në ora news, përballë gazetares Beti Njuma.

Berisha foli për 28 vjetorin e RD-së si dhe luftën që Rama po bën kundër fjalës së lirë.

Ai ju ka bërë apel gazetarëve që të ndjekin shembullin e studentëve pasi pas tyre, goditja e radhës e Ramës do të jetë ndaj fjalës së lirë.

Përvjetori i Rilindjes Demokratike koinçidoi me dhjetorin e dytë të studentëve. E cila sot nisi për të mos u ndalur më. Ka një agresion të qeverisë ndaj fjalës së lirë, dhe konkretisht të Edi Ramës, një agresion familjar. Nuk më hiqet nga mendja fjala e zonjës së tij e cila ju ankohej gazetarëve se pse ankoheshin kundër Edit dhe sot Edi po bën të pamundurën për tu mbyllur gojën gazetarët. Unë ftoj të gjithë gazetarët e Shqipërisë të ndjekin të njëjtin shembull si studentët, pasi viktima e dytë në këtë vend do të jetë fjala e lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY