‘Shtëpinë e kam falë Lindës’, Paloka: Rama përdor si mburojë gruan

‘Shtëpinë e kam falë Lindës’, Paloka: Rama përdor si mburojë gruan

114
0
Shares

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një reagim në rrjetet sociale, i kujton kryeministrit Edi Rama, dokumentin e OSBE-së ku e rendiste atë si në një nga politikanët më të pasur në Europë.

Paloka, referuar këtij dokumenti, thotë se Rama po fsheh pasurinë, duke thënë se ia ka blerë gruaja shtëpinë në Surrel.

REAGIMI

Jo shumë larg në kohë, një dokument i brendshëm i OSBE-së, e rendiste Edi Ramën, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si një nga politikanët më të pasur në Europë me një pasuri të fshehur 200 milionë euro.

Damka e një njeriu që jeton në luks iu rikthye ditët e fundit me oxhakun 18 mijë euro që ngrohte studion e punëve të tij private dhe me shtëpinë superluksoze në Surrel.

Njësoj si njerëzit e tij në hall për të fshehur pasurinë, edhe Edi Rama përdori si mburojë gruan, që në këto raste qëllon edhe kursimtare, edhe nikoqire.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë.

Tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja, dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë e paska ndërtuar me kursimet e gruas.

Çfarë kuptuam nga kllouni që kemi për Kryeministër është se gruaja e Edi Ramës qenka më punëtore dhe më kursimtare se mami i Erion Veliajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY