Real Madrid nis vitin “pa kurorë”, Sociedad e turpëron në “Santiago Bernabeu”

Real Madrid nis vitin “pa kurorë”, Sociedad e turpëron në “Santiago Bernabeu”

67
0
Shares

Një gol për çdo pjesë për të thelluar krizën e Realit.

Kampionët në fuqi të Evropës e kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2019, duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje. Këtë herë, befasia erdhi nga Real Sociedad, e cila shënoi 2 herë në “Santiago Bernabeu” për ta kthyer në makth eksperiencën e Santiago Solarit.

Pas kësaj disfate, tekniku argjentinas i Realit rrezikon shkarkimin, i cili do të ishte i dytë brenda pak ditësh.Kujtojmë që Solari zëvendësoi në këtë post Julen Lopetegui, i cili u shkarkua nga drejtuesit për shkak të rezultateve negative.

Me këtë disfatë, Reali humb dhe kontaktet me kreun, pasi numëron 30 pikë në vendin e 5-të, -7 nga Barcelona kryesuese që ka shansin për të thelluar akoma më shumë këtë hendek, pasi viziton në orën 20:45, Getafen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY