Përplasja e studentëve të Ekonomikut me policinë, reagon Universiteti i Tiranës

Përplasja e studentëve të Ekonomikut me policinë, reagon Universiteti i Tiranës

124
0
Shares

Universiteti i Tiranës me anë të një njoftimi të shkurtër, ka reaguar pas përplasjes së policisë me studentët e Fakultetit të Ekonomikut mbrëmjen e djeshme.

Studentët shkuan pranë Fakultetit të tyre për të zhvilluar një mbledhje dhe për të vendosur se si do të veprojnë në protestën e 7 janarit përpara Kryeministrisë.

Por teksa studentët kanë shkuar pranë godinës janë ndaluar nga policia dhe nuk janë lejuar të hyjnë brenda, ndërkohë që disa prej tyre kanë mundur të kalojnë nga kangjëllat.

Lidhur me këtë incident, UT-ja thotë se fundjavës ambjentet e universiteteve janë mbyllura.

Në njoftimin nga Universiteti i Tiranës thuhet:

Administrata e Universitetit të Tiranës, duke marrë shkas nga situata e krijuar ditën e shtunë pranë ambienteve të Fakultetit Ekonomik, bën me dije që ambientet e fakulteteve ditën e shtunë dhe të dielë janë të mbyllura, përsa kohë nuk ka aktivitet mësimor ose aktivitete të tjera të programuara në funksion të Institucionit. Ditën e shtune dhe të diele ambientet e fakulteteve administrohen nga kompania e sigurisë fizike.

Administratori i UT

Ditën e nesërme, studentët rikthehen me protestën para Kryeministrisë në orën 10:00 ku do të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY