Krim i paralajmëruar, Anxhela e denoncoi të atin një vit më parë

Krim i paralajmëruar, Anxhela e denoncoi të atin një vit më parë

116
0
Shares

Anxhelina Petro, vajza shqiptare qe u vra nga babai dhe me pas u gropos ne oborrin e baneses ne Korfuz e kishte denoncuar nje vit me pare te atin, qe se fundi i mori jeten ne menyre makabre.

Mediat greke shkruajne se një vit më parë mes vajzes dhe te atit kishte pasur nje perplasje dhe sherri ishte denoncuar ne polici.

Anxhelina

Behet fjale per nje ngjarje te janarit te vitit te shkuar, kur Aleko Petro kishte shkuar në shkollën profesionale ku studionte vajza e tij dhe kishte tentuar ta merrte me forcë.

“Ai donte ta merrte në makinë dhe të largohej. Vajza kundërshtoi dhe nuk ra dakord”, ka treguar avokati i Aleko Petros.

Sipas tij, ne dijeni per ngjarjen ishte drejtori i shkollës, i cili e referoi rastin tek një punonjës social e me pas ceshtja i kaloi policise.

Vete vajza nuk e kishte fshehur faktin se i ati nderhynte ne jeten e saj personale. Lidhur me denoncimin e bere, Aleko Petro ishte paraqitur edhe ne polici, por gjithcka u mbyll mes paleve me premtimin e te atit se situata te tilla nuk do te perseriteshin.

Anxhelina u vra me 7 goditje me shufër hekuri në kokë nga i ati, e me pas ai e varrosi ne oborr. Ishte qeni i vajzes qe coi policine ne vendin ku ajo ishte groposur per te humbur gjurmet.

Sot babai ka dale ne gjyq per masen e sigurise, seance ne te cilin avokati ka kerkuar ekzaminim mendor, pasi pretendohet se krimi eshte bere ne gjendje tejet te renduar psikologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY