FOTO/Aksidentohet prefekti i Korçës, në gjendje të dehur nis sherrin me shoferët

FOTO/Aksidentohet prefekti i Korçës, në gjendje të dehur nis sherrin me shoferët

255
0
Shares

Prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari është aksidentuar me makinë në fshatin Vashtëmi të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Shkak për aksidentin nuk është bërë bllokimi i rrugës, pasi ishte e hapur, por shpejtësia e madhe e automjetit. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, një prej të cilave me targa të huaja.

Spirollari, i cili ishte pasagjer në njërin prej automjeteve, mësohet të ketë qënë i dehur dhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Prefekti nuk është dëmtuar nga aksidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY