Era Istrefi i rikthehet këngëve shqip, jep lajmin e mirë për duetin...

Era Istrefi i rikthehet këngëve shqip, jep lajmin e mirë për duetin e shumëpritur

63
0
Shares

Era Istrefi është këngëtarja shqiptare e cila tashmë njihet dhe ndërkombëtarisht, ku së fundmi në Kupën e Botës shënoi suksesin e radhës me këngën e botërorit.

E kemi parë Erën të bashkëpunojë me këngëtarë të famshëm të huaj dhe shumë pak me ata shqiptarë. I fundit me të cilin ka kënduar ka qënë Ledri Vula në verën e para 4 viteve.

Por së fundmi, Era ka vendosur t’iu rikthehet këngëve shqip sërish.

Në një intervistë për “Telegrafin”, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti publikon duetin me motrën e saj, Norën.

“Do të sjell atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera”, ka thënë Era.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY