Agjenti i Hysaj e thotë hapur: Nuk na duan, largohemi që në...

Agjenti i Hysaj e thotë hapur: Nuk na duan, largohemi që në janar

64
0
Shares
CARCIATO PITCH, DIMARO, TRENTINO ALTO ADIGE, ITALY - 2018/07/13: Napoli's Italian coach Carlo Ancelotti (L) looks at Napoli's Albanian defender Elseid Hysaj during the pre-season praparation on July 13 2018 at Carciato pitch. (Photo by Pietro Mosca/KONTROLAB /LightRocket via Getty Images)

E ardhmja e Elseid Hysaj është kthyer në një telenovelë te Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet me ngut nga Chelsea i Maurizio Sarrit, por kërkesat e larta të presidentit Aurelio de Laurentiis dhe bllokimi nga Carlo Ancelotti nuk po japin shpresa për shkodranin. E në të tilla kushte, agjenti i tij, Mario Giuffredi i ka bërë thirrje drejtuesve napoletan që ta lënë të lirë Hysajn për të firmosur me një tjetër klub.

“Ai mund të kishte shkuar te Chelsea, por Ancelotti bllokoi gjithçka. Ai madje ka thënë publikisht kohët e fundit se Hysaj bën pjesë në planet e tij, por faktet thonë krejt të kundërtën. Prandaj kjo ndoshta do të thotë se ai nuk është shumë i rëndësishëm për trajnerin. Nëse Ancelotti nuk e konsideron dhe dëshiron ta largojë, ne do ta bëjmë atë.

“Hysaj nuk e meriton këtë trajtim të keq, duke marrë parasysh sa ka dhënë Napoli në tre vitet e fundit. Ndoshta kjo është vetëm një fazë kalimtare, por çdo trajneri bën zgjedhjet e tij dhe ky vendim është i drejtë. Pra, nëse Hysaj është bërë zgjedhja e katërt, është e drejtë që të na komunikojnë edhe ne. Nëse kjo është një fazë kalimtare, Hysaj do të luante pak më shumë, por nëse Hysaj nuk konsiderohet nga trajneri ne do të kërkojmë largimin që në janar. -tha Giuffredi për ” Radio Marte”.

Hysaj është kthyer në një alternativë te Napoli i Carlo Ancelottit dhe për këtë fakt, Chelsea ka nisur ofensivën për të arritur te 24 vjeçari, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 50 milion euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY