Fillojnë kontrollet e para për lojërat e fatit, procedohen 2 pronarët...

Fillojnë kontrollet e para për lojërat e fatit, procedohen 2 pronarët në Tiranë

70
0
Shares

Pas denoncimeve të ditëve të fundit, se lojërat e fatit vazhdojnë ende të funksionojnë, vjen reagimi nga ana e policisë, e cila ka forcuar kontrollet.

Sipas informacionit nga policia, së fundmi janë konstatuar 2 subjekte, që nuk kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht:

– T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.

– E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY