MOTI/ Do ngrini nga të ftohtit, temperaturat ulen disa gradë nën zero

MOTI/ Do ngrini nga të ftohtit, temperaturat ulen disa gradë nën zero

175
0
Shares

Ka nisur në të gjithë vendin java e ngricave dhe borës në zonat e thella. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit sot priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës.

Reshje në formë dëbore priten deri në 400 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).

Ndërkaq sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës dhe kryesisht ato të drekës ka shtim të vranësirave mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Duke nisur prej orëve të drekës reshje shiu me intensitet të ulët më pas me kalimin e orëve dhe rënien e temperaturave reshjet e shiut konvertohen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 11 °C
në vendet e ulëta: 0 / 8 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY