FOTO/Shembet pallati në Rusi, nxirret e gjallë nga rrënojat foshnja 11-muajshe

FOTO/Shembet pallati në Rusi, nxirret e gjallë nga rrënojat foshnja 11-muajshe

68
0
Shares

Një foshnjë 11 muajshe i ka shpëtuar mrekullisht shembjes së pallatit në Rusi pas shpërthimit të gazit mbrëmjen e shkuar.

Trupat e shpëtimit rusë në qytetin e Magnitogorsk e kanë nxjerrë fëmijën nga rrënojat dhe thonë se djali është i vetëdijshëm dhe po kurohet në spital. Ata dhanë një parashikim “pozitiv”, por fëmija vazhdon të jetë në një gjendje kritike. Ai ishte veshur pjesërisht kur u gjet, në një qytet ku temperatura e ditës është rreth -17C.

Ministria e emergjencave ruse tha se nëna kishte mbijetuar dhe kishte ardhur në spital për të vizituar djalin e saj.

SHPERTHIMI  NË RUSI 

Tetë trupa janë gjetur deri më tani në rrënojat e ndërtesës, mes frikës se numri i të vdekurve do të rritet.

Zyrtarët në qytetin e rajonit Urals thanë se shkak për shembjen e pallatit ishte bërë një rrjedhje gazi në tubacionet. Rreth 36 persona ende mungojnë.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY