Familja e bashkuar, Rama hedh foton e parë për 2019

Familja e bashkuar, Rama hedh foton e parë për 2019

108
0
Shares

Fotoja e familjes padyshim do të meritonte titullin ‘Foto e ditës’ për Kryeministrin Edi Rama.

Pak çaste pasi hyri dhe 2019, Kryeministri publikoi foton ku shihej krah bashkëshortes së tij, Linda Rama, dy djemve Greg dhe Zaho, si dhe vajzës Rea.

PHOTO OF THE DAY

Publiée par Edi Rama sur Lundi 31 décembre 2018

Ndërsa në foto zgjedh të jetë më pozitiv dhe i qeshur, në urimin e tij të bërë në rrjetet sociale, Rama iu kujtoi shqiptarve të gjitha ligjet që hyjnë në fuqi duke shkruar se e mira do të vinte shumë shpejt.

Ja çfarë shkruante Rama në urimin e tij:

Gëzuar të gjithë në Shqipëri, Kosovë e kudo.

Me ardhjen e 2019 për çdo bebe të lindur, do të hyjë çeku i ri i bebes, mbështetje financiare për çdo prind të ri.

Mijëra sipërmarrës do të paguajnë 3 herë më pak taksa ndërsa për gjithë fermerët taksa 20% për inputet bujqësore do të shkojë më në fund 0.

Nga nesër studentët tanë do përfitojnë përgjysmim tarifash, ndërsa më të mirët dhe ata në nevojë do të marrin dhe bursë 10 mijë lekë në muaj. Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik, me parimin më i miri zgjidhet i pari.

Do të jetë fillimi i fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit. Do të nisë ndërtimi i hekurudhës së parë moderne Tiranë- Durrës

Këto janë 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri, asnjë familje s’do jetë më e kërcënuar. Qindra miliona euro që i ka marrë lumi do mbeten në familje.

Këto e të tjera janë frute e përpjekjeve që kemi bërë këto vite. Ky vit mbyllet me rritje ekonomike 4.5%.

Kushdo që nuk ka prekur ende asgjë na ndryshimet e bëra, kjo më motivon për të krijuar Shqipërinë që duam. E dimë që jemi ende larg drejtësisë që duam, por nëse shohim pas do kuptojmë që kemi përparuar shumë.

2019 do nisë me qeveri të re. Me besimin e madh se më e mira po vjen dhe falënderimin për reagimet tuaja, ju përcjell reagimet e mia më të përzemërta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY