Studimet universitare, maturantët duhet të aplikojnë që në janar

Studimet universitare, maturantët duhet të aplikojnë që në janar

49
0
Shares

Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga sa ka ndodhur më herët kur ky proces zhvillohej në muajin mars. Që me nisjen e vitit të ri maturantët duhet të jenë të qartë për programin e studimit që do të ndjekin me qëllim që të zgjedhin dhe lëndët që do të japin provim.

Maturantët duhet të qartësojnë idetë për degën e studimeve universitare që me nisjen e vitit të ri. Ndryshe nga më parë kur për provimet e maturës shtetërore aplikonin online në muajin mars në 2019, do të aplikojnë që në muajin janar. Këtë duhet ta kryejnë në dy faza. Rregullorja për zhvillimin e provimeve të maturës qartëson; se maturanti duhet të plotësojë formularin A1 dhe A1Z fillimisht në portalin qeveritar e-albania nga 7 deri më 15 janar dhe më pas në portalin Matura Shtetërore nga 16 janari deri më 6 shkurt.

Për këtë proces Qendra e Shërbimeve Arsimore do të publikojë një kalendar të posaçëm. Ndërkohë maturantët e këtij viti nuk do t’i nënshtrohen me pesë provimeve, por vetëm katër të tilla.

 Tre të detyrueshëm dhe vetëm një lëndë me zgjedhje. Ndryshime pritet të ndodhin dhe në përmbajtjen e testit i cili pritet të ketë më tepër pyetje logjike për të diferencuar nivelin e nxënësve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY