Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit që u mbyt në Pogradec

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit që u mbyt në Pogradec

66
0
Shares

Trupi i pajetë i peshkatarit Ramazan Kojtari që u mbyt dje në liqenin e Bradomirës në Pogradec është gjetur nga polumbarët.

Edhe pse polumbarët ndërprenë zhytjen për shkak të ujit të ftohtë, e kanë nxjerrë me anë të rrjetave.

Ngjarja 

Peshkatarët kane dalë mëngjesin e se dielës për të peshkuar duke mos u kthyer më. Kanë qenë familjarët te cilet nga vonesa e tyre janë alarmuar dhe jane nisur për kërkim ku dhe kane bërë të mundur nxjerrjen e trupit të Arben Pupa, pasi kishte dale në sipërfaqe dhe shihej me sy të lirë.

Polumbaret në vendngjarje kane mbërritur rreth orës 18:00 ku kanë studiuar thellësinë e rezervuarit dhe në oret e para te mengjesit të se hënës do punojnë për te gjetur shtetasin Ramazan Kojtori, i cili mesohet të jete edhe ish-kryeplaku i fshatit Bradomire.

Varka me te cilën po peshkonin viktimat ështe gjetur në rezervuar, ndërsa duket një varke teper e vogël. Mendohet se pesha e tyre dhe sasia e madhe e peshkut të ketë qene shkaku i mbytjes se tyre. Viktimat e administronin vete ketë rezervuar duke hedhur rasatin e peshkut për shumimin e tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY