Manjani: Rama është në rol dhe në sjelljen e tij, për të...

Manjani: Rama është në rol dhe në sjelljen e tij, për të cilën është VOTUAR

88
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani, në një shkrim referuar Kryeministrit Edi Rama, gjykon se Rama ka të drejtë kur sillet në këtë mënyrë.

Si Manjani argumenton, Rama është në të drejtën e tij, sepse për të është dhënë vota dhe ai është në krye të çdogjëje sot për shkak të votave.

Manjani thekson rëndësinë që ka vota dhe këtu ai ndalet për të rikujtuar vlerën që ajo merr kur dikush hip në pushtet.

REAGIMI I PLOTË 

Ndjesë për cinizmin, por realisht Edi Rama është në të drejtën e tij.

Është votuar, siç thotë dhe vetë ai “si më i miri prej të gjithëve”, për të qenë në krye të vendit i vetëm.

U votua pa asnjë rrjesht program elektoral dhe pa asnjë premtim të vetëm. Ndaj sot e sa të marrë frymë në atë karrike pushteti, nuk ka detyrim t’i japë llogari politikisht askujt.

Përsëri kërkoj ndjesë për cinizmin, por kjo është e vërteta! Politikisht ai ska asnjë arsye të japë llogari. Kërkoi vota për tepsi e kusi, kundër kazanëve e legenëve, por jo për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme.

Dhe i mori ato vota.

Tani është në habitatin e vet. Ndjehet si mbret që mund të bëjë ç’të dojë, jo vetëm me ministrat por me vendin, me ekonominë, pasurinë e paratë e tij.

Ky është realiteti në të cilin Ai jeton.

Që të vijojë të jetojë i qetë në këtë realitet i mjafton vetëm të mbajë kundërshtarët politikë të përçarë e të dobët. Gjithashtu i duhet të presë ndonjë kokë brenda oborrit, që guxon të ngrihet mbi stekën imagjinare që ka vedosur.

Kurse me popullin Ai vijon t’i tregojë përralla duke i dalë përballë me tuta e brekushe…

Shumë njerëz publikë thonë se është “i sëmurë mendor”. Ndoshta është, por për një gjë jam i bindur: Ai nuk është budalla!

Ai është në rol dhe në sjelljen e tij, për të cilën është VOTUAR. Skandalet, vjedhjet, largimet masive të njerëzve, dhunimi i Kushtetutës e ligjeve, eleminimi i kundërshtarëve, izolimi i vendit nga perëndimi e gjëma të tjera si këto janë pjesë e jetës së tij politike me të cilat Ai nuk turpërohet, por krenohet.

Prap ndjesë për cinizmin, por Ai duhet ta çojë deri në fund marrëzinë e tij.

Mbase kështu, më në fund njerëzit do ta kuptojnë sa e rëndësishme është VOTA!

Kjo nuk është më çështje e një partie kundër një tjetre, por është marrëdhënia bazë e shtetasve me pushtetin e vet. VOTA është mjeti që i fryn ose rrëzon pushtetet!

Protesat, demonstratat e shprehjet e pakënaqësisë publike kundër qeverisë nuk mjaftojnë nëse kjo e fundit votohet!

Vit të ri të mbarë!

 

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY