FOTO/Braçe mban premtimet, fillon vizitat e para si zv.Kryeministër

FOTO/Braçe mban premtimet, fillon vizitat e para si zv.Kryeministër

214
0
Shares

Ndryshime në qeveri priteshin të ndodhin, por ishte i papritur emërimi i deputetit socialist Erion Braçe në postin e zv. Kryeministrit.

Dhe vetë ai nuk e kishte pritur, duke mos e fshehur emocionin gjatë pyetjeve të gazetarëve, ku u shpreh se ishte më shumë sesa priste.

Braçe ndër të tjera tha se do të tregonte që ishte me popullin dhe se do ti shërbente atij.

Dhe mesa duket e paska filluar seriozisht këtë detyrë. Që ditën e djeshme, ai ka vizituar një familje.  Sapo ka mbaruar mbledhjen e Asamblesë mësohet se Braçe ka shkuar në familjen Sulko në Krutje.

Kjo e gjitha ndodhi për të treguar që ai i mban premtimet.  Gjyshja e kësaj shtëpie e kishte pyetur nëse do t’i vizitonte sërish, nëse do të bëhej ministër dhe Braçe e përmbushi premtimin.

Nëse ky është vërtet misioni i Braçes, urojmë që mos i largohet kurrë, pavarësisht se rastet kanë treguar të kundërtën, kur jo pak pushtetarë kanë devijuar nga premtimet e tyre.

©DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY