Humbet Arta Marku, Gjykata Administrative i jep të drejtë prokurorëve të Shullazit

Humbet Arta Marku, Gjykata Administrative i jep të drejtë prokurorëve të Shullazit

318
0
Shares

Arta Marku mbushi një vit në krye të postit si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Pas mësimit që i dhanë vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, duke i tërhequr vëmendjen për mungesë lidershipi, leksioni numër dy i jepet zonjës Marku nga gjyqësori.

Është Gjykata Administrative e cila ka shpallur si të pavlefshëm urdhrat e transferimit të prokurorëve që u firmosën nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme gjatë debatit për Shullazin.

Në dy vendime të ndryshme, Gjykata Administrative çmon se urdhrat e transferimit të prokurorëve të Krimeve të Rënda duhet të ishin minimalisht të argumentuara, edhe pse në atë kohë Arta Marku u justifikua publikisht duke thënë se nuk mund të rrinte duarkryq.

‘Të dashur qytetarë, unë vërtet jam Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, por krimi i organizuar punon me kohë të plotë. Është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme për cilindo prokuror që refuzon pa asnjë shkak ligjor që të ushtrojë detyrën e tij’, argumentonte Arta Marku.

Dhjetorin e vitit të kaluar, Arta Marku garoi për këtë detyrë me premtimin se nuk do të ndiqte gjurmët e Adriatik Llallës për komandimet, por në fakt ndoqi të njëjtën formulë.

‘Lidhur me kërkimin e paditësit për paligjshmëri të aktit administrativ objekt gjykimi, gjykata vlerëson se urdhri bie kundërshtim me nenin 59 të ligjit numër 96 2016.

Ai nuk përmban elementët e domosdoshëm të kërkuar nga ky ligj. Për këtë arsye ky akt duhet shfuqizua’, lexohet në një vendim të Gjykatës Administrative.

Pavarësisht moderimit të ligjit duke hequr termin komandim e duke e zëvendësuar me termin caktim, në fakt prokurorët vazhdojnë të qëndrojnë të komanduar për një afat më tepër se tre muaj. /TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY