Deputeti ironizon: Rama kërkon të realizojë kërkesat si ‘Plaku i Vitit të...

Deputeti ironizon: Rama kërkon të realizojë kërkesat si ‘Plaku i Vitit të Ri’

54
0
Shares

Pjesë e reagimeve lidhur me konferencën e Edi Ramës, i është bashkuar dhe deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili në Facebook shkruan se kryeministri u soll si plaku i Vitit të Ri.

Sipas tij, ai ka publikuar një kartë 3D virtuale, në të cilën premton të realizojë kërkesat pa bërë asnjë ndryshim në buxhetin për arsimin.

REAGIMI I PLOTË

Kryeministri, i shpallur “persona non grata” nga Universitet, ne panik “publikon” nje karte virtuale ne 3 D per 8 kerkesat e universiteteve, kur ata jane me pushime.

Dhe premton te realizoje kerkesat si “Plaku i Vitit te Ri” me dhurata, pa bere asnje ndryshim ne buxhetin per arsimin!!!
Buxheti yne per arsimin, ne nivelin e 2,2 % te GDP, eshte nga me te ultet ne bote.

Premtimi i vjeter i Rilindjes e kerkesa e Universiteteve jane qe ai te arrije ne reth 5% te GDP…, ndersa Kryeministri thote qe ai mund te realizoje te gjitha kerkesat…edhe me shume, por vetem pa para!!
Gjetje e cuditeshme kjo… por besoj se do jete vetem ne 3D!
Ndryshe nuk do na duhej buxheti, as shifra e premtuar 5%, gje per te cilen ai duhet te na shpjegoje pse e ka bere…kur nuk u dashka!
Ne fakt ai dhe sot nuk ndryshon asgje substanciale, shkaktare te degradimit, as buxhetin, as Ligjin e Arsimit te Larte… vetem premton ne 3D.
Kur arsimi, shendetesia etj mund te rregulloheshin kaq lehte “falas” me “shkopin e tij magjik” perse u prit kaq gjate, pse studentet, pedagoget etj u cuan deri ne kete gjendje?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY