Basha me protestuesit e Unazës së Re: Rama po përpiqet të mbyllë...

Basha me protestuesit e Unazës së Re: Rama po përpiqet të mbyllë aferat dhe korruptojë protestat

78
0
Shares

Protesta e banorëve të “Unazës së Re” shënoi sot ditën e 53-të. Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Prej disa ditësh, ata kërkojnë edhe rrëzimin e projektit.

LIVE – Kryetari Basha dhe grupi i Partisë Demokratike në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 26 décembre 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që ishte i pranishëm mes banorëve bë protestë denoncoi se, me firmën e kryebashkikut të Tiranës Erjon Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, në 2017-ën, është ndryshuar plani urbanistik i 2013-ës duke zhvendosur shtratin e Lanës. Kjo, tha Basha, “është bërë për ti hapur rrugë prishjes së shtëpive të mbi 200 familjeve për të vetmen arsye që prona e privatizuar me firmën e Arbeh Ahmetaj me kontributin 1.5 mln euro të derdhur në emër të një trafikanti të dëbuar droge, të mos cënohej dhe aty të zhvillohej një projekt 60 mln euro pallate shumëkatëshe”.

Fotografia e Partia Demokratike e Shqipërisë

 “E dëgjuat sot Edi Ramën se si tha: ‘Po vazhdojë protesta do ta kap dhe atë’. Kjo është mendësia e Edi Ramës. Kjo është mendësia. Kap buxhetin, kap parlamentin, kap drejtësinë, kap prokurorinë, kap të gjitha institucionet e shtetit dhe mendon se kështu do të kapi edhe protestën e studentëve. Jam i sigurt që stundetët e kanë dëgjuar mirë. Jam i bindur që nuk janë të frikësuar, por kanë nënqeshur se studentët si kap dot as Edi Rama e as askush. Kjo tregon mendësinë e Edi Ramës. Mendësia e tij është se mund ti mbyllë këto afera duke kapur institucionet, duke kapur drejtësinë, duke kapur median, vetëm e vetëm që ti shërbejë planeve të tij me oligarkët dhe me kriminelët. Mësimi i qëndresës te Unaza e Re është që nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dali”, tha Basha.

Basha kërkoi anulimin e projektit dhe dëmshpërblimin e banorëve te “Unaza.

I pyetur nga gazetarët, Basha tha se Partia Demokratike do të mbështesë edhe protestën e datës 28 dhjetor, që do të zhvillohet nga diaspora.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY