Largimi i Panuccit, Duka jep sqarime pas lajmit në mediat italiane

Largimi i Panuccit, Duka jep sqarime pas lajmit në mediat italiane

135
0
Shares

Armand Duka ka mohuar dhe njëherë zërat se trajneri Panucci do të largohet nga Kombëtarja.

Të paktën këtë ka shprehur, teksa ka qënë i ftuar në emisionin  “Kampionët” në “Vizion Plus”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka thotë se nuk i ka lexuar lajmet që vijnë nga Italia, duke thënë se nuk ndodh që të bëhen biseda për ekip tjetër, ndërkohë që drejton aktualisht Kombëtaren.

“Nuk e kam lexuar. Mund të jetë ndonjë “lajm i rremë”, mund të jetë e vërtetë ndonjë telefonatë. Besoj se nuk ndodh që një trajner profesionist si Panucci që të bëjë biseda të tjera në një kohë që është trajner i Shqipërisë. Mund t’ju them me bindjen timen që Panucci dhe të gjithë ata që janë profesionistë,nuk mund të bëjnë negociata për kontrata ndërkohë që janë nën kontratë”, tha Duka.

Ndërkohë, në “Il Messaggero”, shkruhej se  trajneri italian pritet të rikthehet tek skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Françeskos. Media italiane njoftuan se në ditët e ardhshme mund të këtë një takim mes trajnerit dhe drejtuesve të Romës.

Trajneri i kombëtares shqiptare thuhet se do të jetë prezent në “olimpico” për të ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Parmës dhe duket se kjo vizitë e tij shton edhe më shumë zërat për këtë lëvizje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY