Gazetari i vë flakën vetes live në Facebook, thirrja e tij për...

Gazetari i vë flakën vetes live në Facebook, thirrja e tij për të rinjtë

103
0
Shares

Një gazetar vrau veten dhe veprimi i tij ka sjellë plot trazira në Tunizi.

Sipas mediave vendase, reporteri tunizian nga Telvza TV, Abderrazak Zorgui postoi një video në Facebook para se ti vinte flakën vetes në sheshin e Dëshmorëve në Kasserine.

Në video, gazetari shpjegon arsyet për gjestin e tij dramatik duke dhënë dhe një sër mesazhesh.

Ai dhe mesazhe mbi pasigurinë, papunësinë në rajon si dhe thirrje nxitëse për të kërkuar të drejtat për të punuar dhe për një të ardhme më të mirë.

I riu gjithashtu flet kundër qeverisë qendrore për harresën e Kasserine.  Trazirat në Kasserine shpërthyen menjëherë pas vetëvrasjes, ku natën policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish të rinj të cilët dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën e tyre për një të ardhme më të mirë.

Mediat vendase njoftuan se flitet për të paktën tre arrestime në mbrëmje.

Gazetari ri, Abderrazak Zorgui, në mesazhin e tij  në Facebook para digjte veten, kishte si qëllim të nxiste të rinjtë që të dilnin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre  dhe për të denoncuar situatën e margjinalizimit, 8 vjet pas revolucionit që nuk ka mbajtur premtimet për të garantuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Gjendja sociale dhe ekonimike në Tunizi, sidomos në zonat e varfëra është shumë e vështirë, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin e 30 për qindëshit.

DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY