Biseda në telefon, Trump i ‘beson’ Sirinë Erdoganit: Ai mund të mposhtë...

Biseda në telefon, Trump i ‘beson’ Sirinë Erdoganit: Ai mund të mposhtë ISIS

72
0
Shares

Në një njoftim në Twitter, presidenti Donald Trump shkruan se Turqia është treguar e gatshme të zhdukë ISIS nga Siria.

Gjithashtu ka njoftuar tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria, duke nënkuptuar kështu se i ka ngarkuar përgjegjësinë presidentit turk Erdogan.

Ky postim erdhi pas një telefonate midis liderëve, ku u diskutua tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria.

Të hënën, presidenti  e vlerësoi kreun e shtetit turk si “një njeri që mund” të mposhtë ISIS.

SHBA aktualisht ka rreth 2.000 ushtarë në Siri, kryesisht në verilindje, si pjesë e fushatës së vazhdueshme kundër organizatës terroriste ISIS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY