Mish dhe bulmet pa licensë, arrestohet tregtari nga Tirana

Mish dhe bulmet pa licensë, arrestohet tregtari nga Tirana

149
0
Shares

Policia ka arrestuar një shtetas i cili tregtonte në biznesin e tij produkte mishi dhe bulmeti pa licencë.

AKU dhe Hetimi Tatimor,  kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme të qarkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Gjatë kontrolleve u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale, A.A, 48-vjeç, nga Tirana për për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 288/a, 178, 179 të Kodit Penal.

Në cilësinë e provës material, në subjektin e shtetasit të sipërpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan sasi të konsiderueshme me produkte mishi dhe bulmeti pa licencë.

Ndërkohë, ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në shumën prej 1.650.000 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137.366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë.

Për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY