Zyrtare/ Manchester United zgjedh pasuesin e Mourinho

Zyrtare/ Manchester United zgjedh pasuesin e Mourinho

59
0
Shares

‘Old Trafford’ ka zgjedhur pasardhësin e Jose Mourinho . Ish sulmuesi i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer është emëruar si trajneri i ri klubit deri në fund të sezonit 2018/19 pas shkarkimit të Jose Mourinho të martën. 45-vjeçari kaloi 11 sezone në Old Trafford, duke shënuar shkëlqyeshëm golin fitues në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999 kundër Bayern Munich por jo vetëm ai ka luajtur 366 ndeshje me United, duke shënuar 126 gola në 12 vite karrierë, para se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në vitin 2008. Me Norvegjinë Solskjaer ka shënuar 23 gola në 67 ndeshje.

Vetë trajneri i ri shprehet shumë i kënaqur: “Manchester United është në zemrën time dhe është e mrekullueshme që të rikthehem si trajner Unë jam i gatshëm të punoj me skuadrën, ata janë shumë të talentuar“.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv Ed Woodward komentoi: “Ole është një legjendë e klubit dhe ka eksperiencë të madhe, në fushë dhe si trajner. Historia e tij te Manchester United do të thotë që jeton me këtë kulturë, të gjithë në klub janë të lumtur që ai dhe Phelan rikthehen. Jemi të bindur se ata do të rikthejnë unitetin mes lojtarëve dhe tifozëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY