VIDEO/ Bale “leksion” japonezëve, Reali kalon në finalen e Botërorit

VIDEO/ Bale “leksion” japonezëve, Reali kalon në finalen e Botërorit

66
0
Shares

Do të jetë Reali i Madridit kundërshtari i Al Ain në finalen e Botërorit të Klubeve 2018.

Ashtu siç pritej, kampionët në fuqi të Evropës kaluan pengesën Kashima falë Gareth Bale. Uellsiani shënoi një tripletë në fitoren 3-1 që spanjollët regjistruar përballë japonezëve.

Pavarësisht dominimit dhe rasteve të pafundme, duhej të vinte minuta e 44-t që Reali i Madridit të kalonte në avantazh. Kombinimi me Marcelon e nxori të vetëm përballë Suntae, 29 vjeçarin e lindur në Cardiff dhe me të majtën e kishte të lehtë të tundte rrjetën. Për të dyfishuar, Bale shfrytëzoi armën e tij më të fortë, shpejtësinë dhe pasi përfitoi nga një gabim amatoresk i mbrojtjes japoneze realizoi për 2 me 0.

Vetëm 2 minuta më pas, një kombinim me Marcelon e nxori të lirë Bale, që me një diagonale të bukur tundi rrjetën për të tretën herë. Me sulmuesin që kompletoi “hat-trick” brenda 11 minutave lojë, Shoma Doi 12 minuta përpara fundit realizoi golin e nderit për japonezët, që përballë River Plate do të shpresojnë shkallën më të ulët në podium.

Ndërkohë Reali i Madridit sfidon arabët e Al Ain të shtunën e 22 dhjetorit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY